Flash News

KRYESORE

U frymëzua nga telenovelat turke, Enca tregon detaje nga klipi

U frymëzua nga telenovelat turke, Enca tregon detaje nga klipi

Këngëtarja Enca është në qendër të vëmendjes së mediave e veçanërisht kur ajo publikon projekte të reja. “Dua” është kënga e re që ka publikuar ku shfaqet tejet provokuese dhe joshëse.

E ftuar në “Rudina” Enca ka treguar se për klipin është frymëzuar nga telenovelat turke.

“Nuk mund ta mendoj dot këngën pa klipin. Nisma ka qenë që do jetë një këngë dashurie për një dashuri pasionante por të pamundur. Më pas u shtuan gjithë komponentët e tjerë. Unë jam frymëzuar nga telenovelat turke. Në fillim të vitit isha e sëmurë dhe gjatë kohës që qëndroja në shtëpi kam parë gjithë telenovelat në ekran. Fundi i klipit është frymëzuar pikërisht nga ato. Klipi pati reagime të shumta dhe kishte njerëz që më falenderuan që ngrita zërin për një histori që kushdo mund ta përjetonte. Doja të një klip që njerëzit ta nxirrnin vet mesazhin dhe përfundimin. Kam përshtypjen së gjëja që i ka bërë njerëzit të nevrikosur kanë qenë puthjet e vërteta, jo fallco, skenat e nxehta. Unë doja të realizoja një mini-klip që shpresoj t’ia kem arritur. Skena hot ishte ndër skenat më të vëshita. Ishte dita e parë që takoja Pierluigin, isha me veshje shumë të ekspozuara dhe ndihesha në siklet. Ishin 40 veta staf aty dhe skena e puthjes ishte shumë e sikletshme. Falë Pierluigit dhe stafit ia arritëm,” ka thënë Enca.

Të fundit