Flash News

KRYESORE

U ftuan për kauzën, studentes i jepet fjala pas një ore: Ky emision u nis me një kontradiktë!

Një grup studentësh u ftuan mbëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” për të folur në lidhje me kauzën e tyre dhe kërkesat që kanë.

Mirëpo studentëve u është dhënë fjala një orë pas nisjes së emisionit, pasi në pjesën e parë u fol për korrupsion e qeveritarëve,  abuzimet me tendera, e për oligarkët.

Studentja e mjekësisë, pasi iu dha fjala, u shpreh se emisioni nisi me kontradiktë.

“Ky emision nisi me një kontradiktë. U ftuam si studentë me temën, “studentët çfarë do ndodh me pas...”, por kemi disa minuta që dëgjojmë për korrupsionin... Nuk është dita për oligarkët. Kemi  njëzet e ca vite qe ne i dëgjojmë këto problematika. Ne nuk duam të bëjmë gabimet e dhjetorit të studenteve më parë”, u shpreh studentja ndërsa shtoi se nuk do te ketë negociata sepse ne nuk kërkojnë negociata.

Më tej ajo u shpreh, “Protesta është një mekanizëm reflektues. Kërkesa jonë i është drejtuar kryeministrit, ministrisë së Arsimit dhe universiteteve”.

Të fundit