All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

U fut në fushë i armatosur, presidenti i PAOK kërkon falje: Qëllimi im ishte të mbroja tifozët

U fut në fushë i armatosur, presidenti i PAOK kërkon falje:
All - Paragraf - 1

Presidenti i klubit të PAOK, Ivan Savidis, ka reaguar për herë të parë në lidhje me ngjarjet e ditës së dielë në ndeshjen kundër AEK, ku ai hyri i armatosur në fushën e lojës.

All - Paragraf - 3

Në faqen zyrtare të klubit, Ivan Savvidis është shprehur se qëllimi i vetëm i tij ishte të mbronte tifozët e PAOK-ut nga provokimet.

“Të nderuar zotërinj, dëshiroj të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të PAOK-ut, të gjithë tifozëve grekë, komunitetit të futbollit. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Natyrisht, nuk kam të drejtë të dal në fushë në atë mënyrë. Të gjitha këto mund të bënin që situate të degradonte dhe qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët e PAOK-ut nga provokimet”, ka shkruar ai.

Presidenti i PAOK, Ivan Savidis bëri xhiron në mediat botërore të dielën pasi hyri në fushë gjatë ndeshjes me AEK-un, pas një goli të anuluar për skuadrën.

Pas këtij incidenti, qeveria greke mori vendimin për pezullimin e kampionatit pa afat.

Të fundit