Flash News

KRYESORE

U fut në qendër rehabilitimi, Ben Affleck rrezikon rolin e Batman

Aktori Ben Affleck u fut në qendër rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit ditë më parë pas këmbënguljes së ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner. Kjo ishte hera e dytë brenda një viti dhe e treta në dy dekadat e fundit që aktori merr trajtime të tilla.

Kjo sjellje e përsëritur e tij, duket se e ka detyruar Warner Brosin t’i heqë rolin e “Batman” për shkak të mos përballimit të kostove të kushtueshme të sigurimit.

Prodhuesit mund të detyrohen të lënë mënjanë gjysmën e buxhetit të filmit për të siguruar aktorin. Kjo do të ishte një shumë prej nëntë shifrash, nëse filmi i ardhshëm i Affleck për Batman do të ketë një buxhet të krahasueshëm me 300 milionë dollarë të Justice League.

Kujtojmë që Ben Affleck ka luajtur në tri filma me superheronj Batman v Superman: Daën of Justice, Suicide Squad dhe Justice League.

Të fundit