All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

U fut të lahej në lumë, mbytet 31-vjeçari; ishte baba i një vajze

U fut të lahej në lumë, mbytet 31-vjeçari; ishte baba i
All - Paragraf - 1

Një 31-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme, teksa ishte futur për tu larë në ujrat e lumit Vjosë. Mësohet se, viktima është Armando Begaj nga fshati Gorishovë njësia administrative Cakran.

All - Paragraf - 3

Begaj u mbyt, ndërsa kishte shkuar për t’u larë në  lumin Vjosë që kalon pranë fshatit Selishtë. Ai kishte qenë i shoqëruar nga dy shokë, të cilët kanë neglizhuar kërkesën e tij për ndihmë duke kujtuar se ai po bënte shaka.

Miqtë e tij kanë tentuar ta ndihmojnë kur kanë parë se trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit kanë kërkuar ndihmë, por e kanë pasur të pamundur që ta shpëtojnë.

Bëhet me dije se, 31-vjeçari, Armando Begaj, ishte i martuar dhe me një vajzë. Persona të njohur të tij kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë bërë të mundur nxjerrjen e kufomës nga ujrat e ftohta të lumit Vjosë. Pritet shkuarja e polumbarëve për të gjetur trupin e të riut.

Njoftimi i policisë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30 vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit