Flash News

KRYESORE

U gjet heroinë në autobus, pezullohet nga detyra shefi i Krimit në Korçë dhe 6 punonjës policie

Shefi i Hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Edmond Çela është pezuluar nga detyra. Shkak është bërë zbulimi në Kapshticë i dy kilogramëve heroinë në autobusin e linjës Shqipëri-Greqi.

Vjehrra e Çelës është aksionere në linjën e autobusëve ku u gjet droga, ndaj SHÇBA ka pezulluar nga detyra shefin e krimit. Nga detyra janë pezulluar edhe 6 punonjës të policisë kufitare, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për përfshirjen e personave të tjerë.

Të fundit