Flash News

KRYESORE

U gjet i dekompozuar në kanal, policia zbardh vrasjen e Kreshnik Beqirajt, u vra me çekiç nga shoku i ngushtë

U gjet i dekompozuar në kanal, policia zbardh vrasjen e Kreshnik Beqirajt,

Zbardhet vrasja e Kreshnik Beqirajt, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në një kanal në Daullas të Fierit. Pas identifikimit të trupit të dekompozuar, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë autorin e këtij krimi, të kryer në qershor të vitit 2017.  

Sipas policisë, trupi i dekompozuar, i gjetur nga banorët e zonës pasditen e djeshme rastësisht në një kanal, i përket Kreshnik Beqirajt 36 vjeç nga Fieri.

Sipas policisë, i riu është vrarë me çekiç nga shoku i tij i ngushtë dhe më pas është groposur në kanal.

Sipas policisë, në vijim të punës  hetimore u bë  identifikimi e ndalimi i autorit të  vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

I riu ka qenë shok me viktimën, ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.

Më datë 22 qershor të vitit të shkuar rreth orës 23:00 ky Zekaj dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

 Pas marrjes në pyetje ai  pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.

- një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;

- mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“.

Të fundit