Flash News

KRYESORE

U gjet i pajetë brenda në mjet, policia sqaron ngjarjen: Shoferi pësoi infarkt në timon

U gjet i pajetë brenda në mjet, policia sqaron ngjarjen: Shoferi

Policia e Fierit ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth vdekjes së Aleksandër Zarkës, i cili u gjend i pajetë brenda makinës së tij pasditen e sotme. Përmes një njoftimi, policia informon se Zarka ka pësuar infarkt në timon gjatë kohës kur po udhëtonte në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Informacion paraprak

Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit