Flash News

KRYESORE

U gjet i pajetë në banesë, shqiptari rezultoi i prekur me Covid-19

U gjet i pajetë në banesë, shqiptari rezultoi i prekur me

Një shqiptar është gjetur i pajetë prej datës 1 prill në Maqedoninë e Veriut.

Një 44-vjeçar nga Fieri, i cili jetonte në shtëpi me disa shtetas të tjerë në Kavadar u gjet i vdekur dhe sipas gazetares së “Klan Maqedonia” Xhumadije Ibrahimi në emisionin “Opinion”, ishin këta persona që kishin njoftuar autritetet për vdekjen e papritur të shqiptarit.

Siç raporton gazetarja, shqiptari gëzonte shëndet të mirë dhe nuk kishte shfaqur shenja sëmundjeje.

Por dje, ka dalë edhe përgjigja e autopsisë, që konfirmon se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune, por rezultoi që kishte qenë i prekur nga koronavirusi.

Të fundit