Flash News

KRYESORE

U gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, policia e Elbasanit: Viktima është mbytur, na ndihmoni ta identifikojmë

U gjet i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, policia e Elbasanit:

Një person rreth 65-vjeç u gjet i pajetë ditën e djeshme në bregun e lumit Shkumbin. Nga veprimet paraprake, Policia bën me dije se vdekja e të moshuarit ka ardhur si shkak i mbytjes në lumë.

Përmes një njoftimi, Policia e Elbasanit ka kërkuar ndihmën e medias dhe të qytetarëve për identifikimin e kufomës, pasi trupit të pajetë nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.

“Ky shtetas ishte rreth 65 vjeç, me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë. Cilido që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112.”-, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit