Flash News

KRYESORE

U gjet i pajetë në qeli, avokati i Andon Mëhillajt rrëfen telefonatën e fundit me të

Avokati Edmond Dema ka treguar për mediat telefonatën e fundit që ka patur me Andon Mëshillajt, i cili sot u gjet i pajetë në qelinë e burgut të Peqinit ku vuante dënimin përjetë.

Sipas avokatit të tij, Mëhillaj i kishte mohuar të gjitha akuzat se ishte pjesë e bandës së Julian Sinanajt, dhe se ishte në pritje të rekursit nga Gjykata e Lartë. Sipas avokatit, shkak mendohet të jetë bërë një atak kardiak.

“Deri tani flitet se ka patur një atak kardiak, nuk kemi hollësi, por besoj saktësohet pas autopsisë.

E kemi patur gjyqin në mes sepse kemi qenë me rekurs në Gjykatës e Lartë për gati tre vitesh, pasi ka pretenduar për pafajësi.

Biseda ime e fundit telefonike, para rreth dy muajsh që kam patur me të ka qenë, nëse ka shpresa, au vendos Gjykata e Lartë, shqetësimi i tij i vetëm ky ka qenë. Ndoshta koha e gjatë e pagjykuar mund ti ketë lodhur edhe mendjen edhe zemrën.

Gjendja shëndetësore e tij ka qenë e turbulluar që kur e kam dorëzuar para rreth 5 vjetësh, ka patur me vete një trastë me ilaçe që ishin antidepresantë kryesisht, ka patur edhe tentativë vetëvrasje në burg, por iu dha ndihma e shpejtë dhe shpëtoi. Ishte njeri i dobët realisht, aq më tepër forconte faktin se kishte kundërshtuar akuzat dhe e thoshte se çne unë kapo e grupit, që edhe arsimi, financat linin për të dëshiruar”, u shpreh avokati për mediat.

Të fundit