Flash News

KRYESORE

U gjet i vdekur në Fushë-Krujë, kosovari vinte në Shqipëri për të rekrutuar vajzat e lokaleve të Durrësit

U gjet i vdekur në Fushë-Krujë, kosovari vinte në

Xhaferr Osmani u gjet i djegur brenda makinës së tij në Fushë-Krujë të shtunën e kaluar. Në kohën kur jemi akoma në pritje të analizës së ADN-së, “BalkanWeb” mëson arsyet pse shtetasi nga Kosova hynte e dilte shpesh në territorin shqiptar, e flinte kryesisht në hotele në zonën e Durrësit.

Ai mësohet se rekrutonte vajza në lokalet buzë plazhit në Durrës, të cilave iu siguronte treg pune në Kosovë si këngëtare. Nuk bëhet fjalë për këngëtare profesioniste, por amatore që eksperimentonin me muzikën popullore duke u ushtruar live në lokalet e Durrësit.

Në rolin e menaxherit, Xhaferr Osmani iu premtonte atyre një tjetër mundësi në tregun kosovar.

Megjithatë nga hetimet e deritanishme nuk është provuar që puna e tij të jetë bërë shkak për krimin e rëndë.

 

Të fundit