Flash News

KRYESORE

U gjet pa ndjenja nga kalimtarët, ndërron jetë në spital 57-vjeçari në Kamëz

U gjet pa ndjenja nga kalimtarët, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një 57-vjeçar është gjetur pa ndjenja në rrugë dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu” dhe shtetasi me inicialet S.M është gjetur nga kalimtarët e rastit, ku pas dërgimit në spital ka ndërruar jetë.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit