Flash News

KRYESORE

U gjet sot i vdekur, familja pati kërkuar ndihmën e medias pas zhdukjes së 32-vjeçarit

Kufoma e Artur Lleshit nga fshati Zogaj i Bulqizës është gjetur ditën e sotme në një tunel në fshatin Gjuras të njësisë Administrative Shupenzë..

Familjarët rreth një muaj më parë patën bërë një denoncim në Shqipëri e Maqedoni, por hetimet në të dy anët nuk patën sjellë rezultat. Ata patën kërkuar mediatikisht ndihmë nga çdokush që mund të kishte ndonjë informacion për të. 

Artur Lleshi punonte prej tri vitesh në Gostivar të Maqedonisë. Ai kishte qëndruar në shtëpi më datë 2 prill ndërsa u largua 8 ditë më pas, ditë kur edhe humbi gjurmët në mënyrë misterioze.

Nuk dihet akoma se çfarë mund të ketë shkaktuar vdekjen apo vrasjen e 32-vjeçarit. Ndërsa policia po vijon hetimet.

 

 

Të fundit