Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
U gjobit si organizator i protestës te sheshi ‘Skënderbej’, reagon Sazan Guri: Mashtrimi ligjor me situatën ‘fatkeqësi natyrore’
Ambientalisti Sazan Guri reagoi përmes rrjeteve sociale, menjëherë pasi policia sqaroi se bashkë dy të tjerë janë proceduar dhe gjobitur me 500 mijë lekë si organizatorët e protestës së djeshme te sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë.
Sipas Gurit, ngjarja e djeshme nuk ishte protestë dhe se sipas tij policia po vepron në mënyrë të kundërligjshme.
Guri thekson po ashtu se qeveria po mashtron me situatën ‘fatkeqësi natyrore’.
“Një popull që e pëlqen mashtrimin, pa frikë mund të quhet bashkëpuntor me të. Më keq akoma, kur një popull nuk e vret mendjen sesi mashtrohet nuk quhet i urtë, por prore kalama.
Më datën 24 Mars, Qeveria ka shpallur "gjendjen e fatkeqësisë natyrore", ku përfshihen edhe epidemitë. Mos e ngatërroni, ju lutna kur thonë shkodranët, me "gjendjen e jashtëzakonshme". Gjendja e fatkeqësisë natyrore mund të vendoset nga Këshilli i Ministrave në rastet e një fatkeqësie natyrore, me qëllim që të parandalohen dhe mënjanohen pasojat e rënda vetem për 30-ditë. Për zgjatjen e saj merret pëlqimi i Kuvendit, por duhen paraqitur argumentat, pse zgjatet dhe çfarë masash do të zbatojë qeveria gjatë ditëve të zgjatjes. Zgjatja nuk mund të jetë kurrë më shumë sesa afati fillestar 30 ditë, sepse kalohet në afatet e gjendjes se jashtëzakonshme që është gjendje më e rëndë. Kushtetua thekson “Aktet që ndërmerren si pasojë e marrjes së masave të jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të kushteve për funksionimin normal të shtetit” (neni 170/4). Pra, a mund të merret një situatë e shkallës së dytë (e jashtëzakonshme) kur të dhënat e pandemisë në vend flasin për fazë të dytë, sepse të gjithë jemi dëshmimtarë se masat po lehtësohen dhe vetë ritmi i sëmundjes (kovid 19) është më i ulët.
Në ligjin ‘Për Mbrojtjen civile’, Neni 39, theksohet: Gjendja e fatkeqësisë natyrore: 1. Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë, jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit. Kujdes, jo më të gjatë se 30 ditë! Nga ana tjetër, Kushtetuta kërkon marrjen e masave që të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të kushteve për funksionimin normal të shtetit. Vetem për raste rreziku, Kushtetuta pohon, Neni 173/1 se: në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë. Pra, vetem ‘Gjendja e Jashtezakonshme’ zgjat 60 ditë, jo më shumë!
Mirëpo shqipëria dhe shqiptarët janë në ‘Fatkeqesi Natyrore-pandemi’. Që edhe kjo ka problemin esaj ose atë më vete. Sepse ata janë mbyllur apo karantinuar që më 9 Mars – që përbën mbyllje të paligjshme, sepse nuk ish nxjerrë asnjë vendim qeverie për shpalljen e fatkeqësisë. Kjo i shërbeu qeverisë me mashtru popullin dhe ligjin për afatet e zgjatjes. Kushtetuta jepte 30 dite, por 9 mars deri ne 24 prill jane 45 ditë. Por, Vendimi doli ne 24 mars-24 prill, që i mbetet 30 dite, pra ne rregull sipas kushtetutes, por pa përfshire 15 ditë më parë kur e nisi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë. Kështu që qeveria i ‘vodhi’ popullit 15 ditë, duke ja fshehur këtë pjesë të ligjit. Vendimi i dt. 24 prill është akoma më antikushtetues, sepse vendos afate 60 ditë-deri ne 24 qershor. Shtyrja mund të ishte gjithnjë e më pak, sesa vetë afatet e Gjendjes se Fatkeqësise Natyrore.
Afatet e vendosura në 24 prill (60 dite) janë afatet e gjendjes se Jashtëzakonshme, pa u shpallur ‘Gjendja e Jashtezakonshme’. Nga 23 Marsi, që u shpall ‘Fatkeqesi Natyrore’ - 24 prill, deri më 9 maj bëhen një muaj e gjysëm, ku kanë mbaruar afatet e Gjendjes se Fatkeqësisë. Shto këtu edhe 15 ditë ma parë qe ka nisur karantina (qysh prej 9 marsit) plot 2 muaj që dtth se kanë mbaruar krejt çdo afat i gjendjes se ‘Fatkeqesise Natyrore’. Normalisht, afatet e shpallura në Vendimin e 24 prillit bien, sepse nuk janë afate të Fatkeqesisë Natyrore.
Për sa më sipër, Policia po vepron në mënyrë të kundërligjshme me protestuesit, nëse i quajmë kështu se ajo vetëm protestë nuk ishte. Ata (protestuesit), kanë të drejtë, sepse janë jashtë kohës së afatit të gjendjes së emergjencës, ku Qeveria ka të shpallur zyrtarisht vendimin për fatkeqësi natyrore, pra për 30 ditë deri më 24 prill, jo për gjendje të jashtëzakonshme që lejohet për 60 ditë, duke e çuar në pakuptim dhe jo në përputhje me situatën shkallën e rrezikut sipas kushtetutës (105 ditë, 09 Mars – 24 Qershor).
Por a mund të rrish pa thënë dy fjalë, duke pyetur veten dhe ju të dashur miq të FB se:
1. Si mundet Qeveria të lëshojë ‘pe’ nga Konventa e mbrojtjes së të drejtave të njeriut?!
2. Si mundet Qeveria të pranojë e të nxjerrrë tanke dhe ushtri për situata jo lufte (e kategorisë së tretë), as gjendje e jashtëzakonshme (kategori e dytë e situatës), por për situata fatkeqësi natyrore?!.
3. Si mundet Qeveria të ndërhyjë dhe të ashpërsojë ligjin e kodit penal për rastet që dikush pa dashje mund të infektojë një tjetër, që ti me detyrim t’i drejtohesh vaksinimit të detyruar?!.
4. Si mundet Qeveria, nga gojat e liga të pranojë që vendi ynë të bëhet pjesë e eksperimentit për vaksinat ?
5. Dhe e fundit, si mundet Qeveria të vërë afatet e gjendjes së dytë (60 ditë), ndërkohë qe me vendim ka gjendje të fazës së parë, të cilën e ka tejkaluar atë?!”, shkruan Sazan Guri.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56