Flash News

KRYESORE

U gjobitën me 500 euro për ‘festën’ në hotel, kërkojnë falje mjekët shqiptarë që shkuan me mision në Itali

U gjobitën me 500 euro për ‘festën’ në hotel,

10 mjekë shqiptarë u gjobitën me nga 500 euro të mërkurën në mbrëmje në Brescia të Italisë ku shkuan me misionin për të ndihmuar për të sëmurët me Covid 19. Ata po festonin në një dhomë hoteli fundin e misionit, me muzikë dhe alkool.

Lajmi u publikua nga gazeta e njohur italiane ‘Corriere Della Sera’.

Reagimet nuk munguan, as gjykimet për një veprim jo fort të menduar nga ata e tyre.

Nga komentet në mediat sociale, kryesisht komentuesit i gjykuan se nuk kishte ‘asgjë për të festuar’.

Megjithatë, ata kanë kërkuar falje për festën, të cilën e raporton po një media italiane Bresciaoggi.

"Për fat të keq, në hotelin ku po qëndronim në Brescia, e lamë veten të tërhiqeshim nga ekzaltimi për punën e bërë dhe për faktin se rezultuam negativ nga tamponi i dytë që bëmë, i cili nuk do të na pengojë të vazhdojmë punën tonë, pa e kuptuar që çoi në shqetësimin e të tjerëve. Duke pranuar që policia kreu vetëm detyrën e saj, sinqerisht pendohemi për atë që ndodhi dhe i dërguam një shpjegim me shkrim gjendjes së veçantë emocionale në të cilën ndodheshim, me shpresën se arsyetimet tona do të pranohen nga autoritetet italiane ", ishte prononcimi i mjekëve shqiptarë, shkruan Bresciaoggi.

Grupi i mjekëve dhe infermierëve, u kthyen dje në Tiranë pas një muaji shërbimi në korsinë e urgjencës Covid në Brescia.

Mjekët shqiptarë në Itali nuk e mbyllin me sukses misionin: Gjoba nga 500 euro për festë në grup

Të fundit