Flash News

KRYESORE

U 'gjunjëzua' nga Kroacia, flet i zhgënjyer trajneri i Argjentinës: Përgjegjësia është e imja

U 'gjunjëzua' nga Kroacia, flet i zhgënjyer trajneri i

Argjentina bëri një paraqitje zhgënjyese në takimin me Kroacinë natën e mbrëmshme. Pasi u mund me 3 gola nga Kroacia, flet trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli. Në një prononcim për mediat,

Ai u shfaq i zhgënjyer dhe u shpreh se i merr të gjitha përgjegjësitë e humbjes.

“Ndjehem keq për humbjen. Unë nuk munda ta përgatis ndeshjen si duhet. Përgjegjësia është e imja në këtë humbje, nuk është në dorën time t’i atribuoj përgjegjësitë ndaj portierit Caballero”, tha Sampaoli, skuadra e të cilit humbi 3:0 dhe ka pak gjasa të kalojë në raundin tjetër të Kupës së Botës.

Argjentina pritet të përballet me Nigerinë, por fati i saj varet nga rezultati i sotëm Islandë-Nigeri dhe Kroaci-Islandë.

Të fundit