Flash News

KRYESORE

U ‘gozhdua' nga Rama në Asamble, deputeti i PS forcon kritikat ndaj Spiropalit: Pse nuk ishim të kënaqur me punën e Elisës

U ‘gozhdua' nga Rama në Asamble, deputeti i PS forcon kritikat

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, njëherësh deputet dhe Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla ka dhënë më shumë shpjegime sa i takon kritikave të ashpra që kryeministri Edi Rama i drejtoi në punimet e Asamblesë, ditën e shtunë ndaj Elisa Spiropalit, koordinatores kombëtare të bashkëqeverisjes.

Sipas Ballës, qeveria nuk ishte e kënaqur me punën e deritanishme dhe se problematikat që raportohen duhet të shtrihen në të gjithë vendin.

“Ne nuk jemi të kënaqur me ende me shtrirjen e eksesit të komuniteteve, njerëzve në portalin ‘Shqipëriaqëduam” dhe në procesin e bashkëqeverisjes në tërësi. Pra, përgjegjësia e koordinatorit kombëtar dhe atyre në nivel qarqesh është se nëse ka një shqetësim që transmetohet në media, ai duhet të kanalizohet edhe përmes rrjetit që kemi organizuar. Ditën që koordinatori ynë i bashkëqeverisjes në njësinë administrative X apo në bashkinë Y nuk raporton problematika të këtij lloji, atëherë procesi që ne kemi ngritu nuk funksionon dhe për këtë kryeministri ka kritikuar punën e deritanishme të këtij rrjeti të koordinatorëve të bashkëqeverisjes”, u shpreh Balla në një bashkëbisedim me gazetarët, pas punimeve në Asamble.

Të fundit