Flash News

KRYESORE

U helmuan me agjent nervor, mjekët flasin për gjendjen shëndetësore të vajzës së ish-spiunit rus

U helmuan me agjent nervor, mjekët flasin për gjendjen

Duket se që pas 4 marsit kur ajo dhe babai i saj, një ish-spiun rus dyshohet se u helmuan me një agjent nervor, gjendja shëndetësore e Yulia Skripal ka nisur të përmirësohet.

Lajmi është konfirmuar nga mjekja e spitalit në Sallsbëri, Christine Blanshard.

“Me kënaqësi po ju infirmoj për një përmirësim të gjendjes së Yulia Skripal. Ajo i është përgjur mirë trajtimit, mirëpo vazhdon të pranojë kujdes klinik 24 orë në ditë”, u shpreh mjekja, ndërsa babai i saj Sergei vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia u gjetën pa ndjenja në një stol më 4 mars në qytetin britanik.

Përmirësimi i shëndetit të saj vjen pasi Rusia ka thënë se do të njoftojë shumë shpejt për “masat hakmarrëse” në përgjigje të dëbimit të diplomatëve rusë nga Britania, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe disa shtete të Perëndimit.

Deri tani, dhjetëra shtete evropiane kanë dëbuar diplomatët rusë nga vendet e tyre në shenjë solidariteti me Britaninë e Madhe. Rusia i ka cilësuar këto akuza si spekulime dhe nuk e ka pranuar përgjegjësinë për helmimin e ish-agjentit.

  

Të fundit