Flash News

KRYESORE

“U hiqet e drejta e hyrjes në SHBA dhe BE”, aktivisti i kujton Ramës Kushtetutën: Lexo nenin 38 e mos na lodh shumë trutë”

Ndërsa PD dhe LSI shprehin vendosmëri në qëndrimin se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë më 30 qershor, kryeministri Edi Rama ka bërë sërish presion dje ndaj protestuesve, duke deklaruar se rrezikojnë t’u hiqet e drejta e hyrjes në SHBA dhe BE nëse përfshihen në krime zgjedhore.

“Kush i afrohet një qendre votimi me mendje të keqe, djeg veten, jo zgjedhjet. Është e rëndësishme që të informohet se çfarë parashikon Kodi Penal për individin që prek një hallkë të vetme të zinxhirit të procesit zgjedhor. Jo gjithkush e di që Kodi penal është shumë i ashpër në këtë aspekt dhe jo që nuk ia vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në duart e drejtësisë, por që edhe mund të fusë në listën e zezë të të dënuarve për krime zgjedhore, të cilëve do t’u hiqet gjithnjë e drejta e hyrjes në SHBA dhe BE”, deklaroi kryeministri.

Ndërkohë, aktivisti Adriatik Lapaj ironizon deklaratën e shefit të qeverisë, duke i kujtuar nenin 38 të Kushtetutës.

“Me frikë do e mbash mo i madh?!!!

Të kam thënë dhe herë tjetër se i ke juristët mysybet si gjithë qeverisjen tënde. Lexo nenin 38 të Kushtetutës edhe mos na lodh shumë trutë”, shkruan Lapaj.

Të fundit