Flash News

KRYESORE

U hiqet patenta Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit

U hiqet patenta Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit

Mbrëmjen e djeshme policia rrugore i ka hequr patentën djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha dhe moderatorit Ermal Mamaqi, në dy raste të ndryshme.

Burime për Report TV thonë se ata po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara në rrugën ku kanë ndodhur jo pak aksidentet me të rinj që rrezikojnë jetën duke bërë gara, tek Tegu.

Shkëlzen Berisha po lëvizte me shpejtësi 128 km.h me një makinë tip Benz S320. Po të njëjtat burime thonë se ai fillimisht ka kundështuar policinë.

Ndërsa Ermal Mamaqi u kap duke ecur me 120 km/h me makinën Renault por nuk ka bërë ‘rezistencë’.

Të dy do duhet të paraqiten në Komision ku pritet që të merret vendimi për periudhën e heqjes së patentës, nga 1 deri në tre muaj, po ashtu gjobë.

Të fundit