Flash News

KRYESORE

U hodh nga ballkoni/ Veç depresionit, gruaja e gjyqtarit vuante edhe nga sëmundja tjetër

U hodh nga ballkoni/ Veç depresionit, gruaja e gjyqtarit vuante edhe nga

Mesditën e djeshme, humbi jetën Enkeleda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.

Sipas policisë, dyshohet se ajo është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte në rrugën “Nikolla Tupe” në Tiranë.

Shkaqet e këtij akti fatal mbeten ende të paqarta për policinë, por paraprakisht dyshohet se këtë vendim 37-vjeçarja, nënë e një vajzë të mitur e ka marrë në kushtet e depresionit.

Sipas gazetës ‘Panorama’, gruaja depresioni i ishte shkaktuar pasi vuante më herët nga një tjetër sëmundje e rëndë.

Policia është përqendruar në pistën e vetëvrasjes nga depresioni, pasi pranë trupit të pajetë i janë gjendur ilaçe për kurimin e kësaj sëmundje.

Enkeleda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj ishte me profesion stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës.

Ndërkohë, dy ditë më parë, i shoqi kaloi me sukses provën e vettingut.

Të fundit