Flash News

KRYESORE

U hodh nga kati i 4-të tek "Shefqet Ndroqi", zbardhet telefonata e viktimës me fqinjin: Po ta dija çfarë bëhet këtu, nuk do isha shtruar kurrë!

U hodh nga kati i 4-të tek "Shefqet Ndroqi", zbardhet telefonata

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një pacientë i infektuar me COVID-19 humbi jetën duke u hedhur nga kati i 4 i spitalit. News 24 raporton një dëshmi tronditëse e cila tregon gjendjen e rënduar psikologjike të pacientit 65-vjeçar, Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit.

Vjehrri i deputetit socialist, Gjetan Gjetani, ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe gjatë një bisede telefonike me fqinjin e tij një natë më parë, shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar).

Hasan Mira gjatë bisedës në telefon i thotë fqinjit se kurrë nuk do shtrohej në atë spital nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…

Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

Viktima mësohet se e kreu aktin e rëndë mbrëmjen e sotme, në gjendje të rënduar psikologjike. Vetëm para dy ditësh ai kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në Sanatorium, nga ku dhe u vetëhodh. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar. Ky është rasti i dytë kur një pacient me Covid i shtruar në Sanatorium i jep fund jetës.

Të fundit