Flash News

KRYESORE

U hodh nga ura për tu larë, gjendet trupi i pajetë i 46-vjeçarit nga Burreli

U hodh nga ura për tu larë, gjendet trupi i pajetë i

Pas disa orësh kërkimesh është gjetur trupi i 46-vjeçarit Arben Marku, i cili u hodh në lumin Mat për tu larë por që rezultoi fatale për jetën e tij.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Shkopetit’, ndërsa viktima kishte hyrë për t’u larë në lumë, por nuk kishte arritur të dalë nga uji duke humbur jetën.

“Rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative në Kurbin, se shtetasi A.M. rreth 46 vjeç, banues në fshatin Skuraj, është hedhur për tu larë në lumin Mat, në vendin e quajtur ” Ura e Shkopetit” (urë pasarelë), dhe nuk ka dalë në breg”- thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit