Flash News

KRYESORE

U infektua edhe vetë me Covid-19 pasi doli vullnetar, Basha reagon për mjekun Dhimitër Kraja

U infektua edhe vetë me Covid-19 pasi doli vullnetar, Basha reagon për

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh për mjekun e dalë në pension, Dhimitër Krajën, i cili u infektua me Covid-19, pasi u vetëofrua vullnetar pas daljes në pension në mbështetje të kolegëve në Infektiv për trajtimin e të sëmurëve me coronavirus.

Sipas Bashës, pavarësisht rrezikut, Kraja u rikthye pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve, ndaj i uron atij shërim të shpejtë.

“Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve. Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë.

I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari. Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19”, shkruan Basha në Fb.

 

Të fundit