Flash News

KRYESORE

U infektua me covid-19, Brataj kujton ditët në karantinë me mesazhin për infermierët

U infektua me covid-19, Brataj kujton ditët në karantinë me

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka përcjellë një mesazh ndaj bluzave të bardha. Në një reagim në facebook, Brataj ka shprehur falënderimet e tij ndaj të gjithë atyre që përgjatë këtyre ditëve të vështira kanë qëndruar në frontin e parë të luftës ndaj Covid-19.

Kujtojmë që Brataj ishte një ndër mjekët që u prek nga koronavirusi, dhe për pasojë qëndroi i izoluar për disa ditë.

Reagimi i plotë:

Në datën 31 mars kur isha akoma në karantinë për Covid-19 do të shkruaja këto fjalë drejtuar një profesioni të pa zëvendësueshëm.

Sot në ditën ndërkombëtare të INFERMIERIT nuk dua as ti heq dhe as ti shtoj asnjë fjalë më asaj çfarë kisha shkruar në atë datë!.

Ti që përgjigjesh në telefon: urgjenca, si mund t’ju ndihmoj?

Ti që thua faleminderit edhe kur të ofendojnë.

Ti që përgjigjesh faleminderit edhe kur të përgjigjen s’kam nevojë.

Ti që përgjigjesh: po doktor, tani po e përgatis.

Ti që ngre pacientin pa u ankuar se peshon.

Ti që pacientët çdo ditë i ndërron.

Ti që çdo ditë i lan dhe pastron.

Ti që çdo ditë dikush të qorton.

Ti që djersët nga balli i fshin atje në sallë.

Ti që shumë herë kafetë na sjell.

Ti që fëmijët shpesh i abandonon.

Ti që familjen shpesh e harron.

Ti që në krahun tim çdo ditë qëndron.

INFERMIER/INFERMIERE TË QUAJNË!

Ne kemi vetëm një fjalë: JU FALENDEROJMË!

 

Të fundit