Flash News

KRYESORE

U infektua me covid-19, deputeti i PS tregon gjendja e tij shëndetësore: Kam marrë trajtim mjekësor

U infektua me covid-19, deputeti i PS tregon gjendja e tij

Deputeti i PS, Eljo Hysko ka reaguar një ditë pasi u bë publik lajmi se është infektuar me covid-19, bashkë me dy kolegë të tij, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hysko thotë se aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore, por tregon se i është dashur të marrë edhe trajtim mjekësor.

“Të dashur miq,

Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë.

Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

Le t'i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme”, shkruan deputeti.

Të fundit