Flash News

KRYESORE

U infektua me Covid-19, flet deputeti i PS: Virusi është i rrezikshëm; apel qytetarëve

I infektuar prej disa ditësh me Covid-19, deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko, ka treguar më tepër rreth gjendjes së tij shëndetësore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore, por që i është dashur të marrë edhe trajtim mjekësor.

Hysko u ka bërë apel qytetarëve të marrin masa mbrojtëse dhe të ruajnë distancimin social ndaj Covid-19, pasi ky virus është tepër i rrezikshëm.

 “Të dashur miq,

Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media.

Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë.

Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë.

Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale.

Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme”, shkruan deputeti.

Kujtojmë se, Hysko është konfirmuar i infektuar me Covid dy ditë më parë bashkë me dy kolegët e tij, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi.

Të fundit