Flash News

KRYESORE

U infektua me Covid-19, humb jetën publicisti i njohur shqiptar në New York

U infektua me Covid-19, humb jetën publicisti i njohur shqiptar në New

Është ndarë nga jeta në moshën 79- vjeçare intelektuali Ilir Hashorva.

Publicisti shqiptar jetonte prej vitesh në New York dhe së fundmi u infektua me Covid-19, e si pasojë humbi jetën.

Edhe pse jetonte larg Shqipërisë, publicisti kishte bashkëpunime me shumë media shqiptare dhe shquhej për trajtimin e temave për nacionalizmin, antikomunizmin dhe çështjen kombëtare, apo temat e politikës dhe ato sociale.

Ilir Hashorva ishte djali i Ali Harshovës, mësues dhe përkthyes i njohur. Ai ka botuar librat “Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin”, përkthimin “8 orë nga Anglia” të autorit britanik Anthony Quale, një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, me dëshmi autentike.

Të fundit