Flash News

KRYESORE

U infektua me covid-19/ Përkeqësohet gjendja e deputetit Roshi, dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi

U infektua me covid-19/ Përkeqësohet gjendja e deputetit Roshi,

Deputeti i opozitës parlamentare, Enver Roshi po kalon një gjendje të vështirë shëndetësore, për shkak se u prek nga virusi covid-19.

Për këtë arsye, është nisur së fundmi për trajtim të specializuar në Turqi, ndërsa prej dy ditësh ishte shtruar në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ose Covid 2.

Gjendja e vështirë e deputetit u theksua edhe dje në seancën e parlamentit nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Roshi bëhet pacienti i dytë VIP, pas biznesmenes Vilma Nushit që dërgohet për trajtim mjekësor në Turqi, duke nxjerrë në pah kështu edhe problematikat e sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Shqipëria prej gjysmës së qershorit u përball me një fluks në rritje të personave të infektuar, por edhe të viktimave, mes tyre edhe mosha të reja dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese.

Të fundit