Flash News

KRYESORE

U infektua me Covid-19, si e parashikoi dy javë më parë drejtori i Urgjencës Kombëtare

U infektua me Covid-19, si e parashikoi dy javë më parë drejtori

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare u diagnostikua sot pozitiv me Covid-19.

Lajmi u konfirmua nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se gjendja e doktorit është e mirë dhe aktualisht ndodhet i karantinuar në shtëpi.

Por, dy javë më parë, duket se mjeku e parashikoi këtë situatë. Duke folur për mediat në 10 mars dhe duke sqaruar situatën e të prekurve në vend, Brataj nuk përjashtoi as veten e tij si një person të rrezikur nga Covid-19.

“Ka një shpërndarje të shpejtë, secili të rrijë në shtëpi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, të shmangim vendet publike. E ndaloi Kina, u izolua gjithandej. Edhe Italia i mori masat. Nuk ka rrugë tjetër. Duhet ta nisim nga mirëkuptimi dhe të evitojmë daljet e panevojshme. Edhe unë nuk e di a jam apo s’jam i i infektuar, askush nuk na përjashton edhe ne”, tha Brataj në daljen e tij para mediave në 10 mars.

https://politiko.al/drejtori-i-urgjences-kombetare-edhe-une-nuk-e-di-a-jam-apo-sjam-i-infektuar-me-covid-19/

Të fundit