Flash News

KRYESORE

U infektua me koronavirus, flet kreu i Urgjencës Skënder Brataj: Betejës nuk i shmangesh dot, qëndroni në shtëpi

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është një nga personat e infektuar me koronavirus. Mbrëmjen e të martës ai reagoi në Facebook, ku la një shënim lidhur me situatën e tij shëndetësore. Brataj shkruan se ka pasur një rënie të temperaturës, ndërsa thotë se “ndodhet në gjendje të lehtë të sëmundjes”.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Ju falenderoj pa masë për interesimin tuaj të sinqertë. Vërtetë është shumë emocionuese për mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Unë aktualisht kam një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe tani po kurohem në banesë. Temperatura ime në këtë moment është vetëm 37.5, nga 39.5 që ishte dy ditë më parë”, shkruan ai.

Më tej, Brataj shprehet se “personeli mjekësor dhe mbështetës nuk i shmangen dot betejës”, ndërsa apelon që qytetarët të bëjnë kujdes dhe të shmangen ndaj virusit.

“Ne personeli mjekësor dhe mbështetës, nuk i shmangemi dot betejës, linjës së parë për të cilën jemi përgatitur. Është normale, që sado masa parandaulese të marrësh, në fron mund të dëmtohesh në këtë luftë të padukshme, ndërsa ju mundeni të ekspozoheni sa më pak. Bëhuni ju të padukshëm për koronavirusin. Qëndro në shtëpi! Tani edhe unë do të punoj nga banesa për disa kohë, sepse mundet! Të gjithë bashkë do t`ja dalim”, shkruan Brataj.

Të fundit