Flash News

KRYESORE

U infektua me koronavirus, regjisori Budina nuk bindet: Do ta ribëj testin në Itali

U infektua me koronavirus, regjisori Budina nuk bindet: Do ta ribëj testin

Në një lidhje me skype emisionin 360 Gradë në RTV Ora, regjisori Edmond Budina hodhi sërish dyshime për testimin që i është bërë për koronavirusin pas rezultatit pozitiv.

Ai tha se do të ribëjë një testim tjetër në Itali, ndërsa theksoi se e gjitha situata i ka shkaktuar dënm ekonomik dhe moral.

“Nuk është në ndërgjegjen time të dyshoj tek shteti. E respektoj shtetin. Por të gjitha këto që ndodhën, unë dyshimin e kam. Nuk më pëlqen dhe fakti që nuk ke një mundësi alternative që ta bësh tek një privat, një tampon tjetër. Unë nuk do ta le më kaq. Jam nënshtetas italian dhe mund të iki atje për ta bërë dhe aty do të vërtetohet shumë mirë nëse e kam pasur virusin apo jo. Kjo del më së miri dhe këtë do ta vërtetoj. Më ka prishur shumë punë, jo vetëm për faktin që çështja e teatrit nuk po shkon përpara pasi nuk takohem me njerëzit, por edhe nga pikëpamja profesionale”, tha regjisori.

Të fundit