Flash News

KRYESORE

U infektua nga COVID-i, shtrohet në spitalin e Infektivit Silva Bino

U infektua nga COVID-i, shtrohet në spitalin e Infektivit Silva Bino

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, është infektuar me COVID-19. Mësohet se, ajo vijon të jetë e shtruar në spitalin e Infektivit prej 3 ditësh dhe se gjendja e saj paraqitet e stabilizuar.

Kujtojmë se, sipas të dhënave të fundit raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, 13259 persona janë infektuar deri tani nga COVID-19, 5348 prej të cilëve janë aktualisht aktivë.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme u regjistruan 106 raste të infektuarish, dhe 2 viktima. Personat që humbën betejën me COVID-in ishin dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese, duke e cuar kështu numrin e të vdekurve në 377.

Të fundit