Flash News

KRYESORE

U infektua nga fruthi në urgjencën e pediatrisë, vdes foshnja e parë për këtë vit

U infektua nga fruthi në urgjencën e pediatrisë, vdes foshnja e

Një foshnjë 4 muajshe nga Manza e Durrësit ka ndërruar jetë nga fruthi në shërbimin e pediatrisë në QSUT.

Burime nga QSUT thonë për Top Channel se pasi u prek nga virusi i fruthit gjendja shëndetësore u përkeqësua për shkak të një pneumonie masive.

Edhe pse nën terapinë intensive të mjekeve pediatër në reanimacione pediatrisë foshnja e vogël nuk mundi të mbijetonte. Ky është rasti i parë që humb jetën këtë vit. Shqetësuese është fakti që foshnja e vogël edhe shumë raste të tjera që po paraqiten në shërbimin e pediatrisë të prekur nga fruthi, janë infektuar po aty në urgjencën e pediatrisë.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se foshnja kishte qenë e shtruar dy javë më parë në shërbimin e pediatrisë me bronkolite ku sipas mjekëve ka rënë në kontakt me fruthin.

Duke qene vetëm 4 muajshe, është e pavaksinuar dhe ka bërë komplikacione të rënda që janë të njohura tanimë për virusin vdekje prurës.

Në fakt raste e këtij viti ku vetëm javën e parë të janarit u regjistruan 11 fëmijë të prekur kanë qenë nën moshën dy vjeç, të pa-vaksinuar dhe që kishin rënë në kontakt me fruthin pasi kishin qenë në urgjencën e pediatrisë për shkak të virozave.

Mjeket bëjnë apel që për çdo rast prindërit të evitojnë së të munden shërbimin e pediatrisë dhe t’i drejtohen pediatreve nëpër Qendra Shëndetësore.

Të fundit