Flash News

KRYESORE

U infektuan me Covid-19, 10 mijë persona kanë humbur jetën deri tani në mbarë botën

U infektuan me Covid-19, 10 mijë persona kanë humbur jetën deri

Më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur pasi u infektuan me virusin Covid-19 në të gjithë botën, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Kulmi i rasteve vjen gati tre muaj pasi virusi u identifikua për herë të parë në Ëuhan, i provincës Hubei të Kinës.

Që atëherë, virusi është përhapur në çdo kontinent përveç Antarktidës dhe ka infektuar gati 250,000 njerëz në të gjithë botën, sipas vlerësimeve të JHU.

Situata në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Numri i vdekjeve në Itali tejkaloi atë të Kinës kontinentale dje, dhe sipas Johns Hopkins, vendi tani ka regjistruar më shumë se 41,000 raste.

Infeksionet në Sh.B.A tejkaluan 10,000 të enjten, ndërsa në fillim të muajit pati më pak se 100 persona.

Mund të ketë edhe më shumë, pasi jo të gjithë pacientët mund të testohen, sepse SHBA-të aktualisht po merren me një mungesë të rëndë të pajisjeve të testimit.

Autoritetet në territorin e Kinës duket se po bëjnë përparim të dukshëm në ndalimin e përhapjes së virusit brenda vendit - asnjë infeksion të ri nuk është raportuar për dy ditë me radhë dhe 71.150 pacientë janë shëruar, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit.

Të fundit