Flash News

KRYESORE

‘U jam drejtuar 5 herë, asnjë përgjigje’/ Rama promovon platformën, por zihet ‘gafil’ nga komenti i qytetarit

Platforma Shqipëriaqëduam.al që vazhdon të promovohet nga kryeministri Edi Rama, duket se nuk ka qenë edhe aq e dobishme për qytetarët.

Në një postim në facebook, Rama u bën thirrje të gjithë atyre që zotërojnë një biznes të vogël ose të madh që t’i drejtohen kësaj platform sa herë që ata të hasin ndonjë pengesë në zyrat e shtetit.

Por një ndjekës në facebook-un e kryeministrit komentuar duke thënë se i ka dërguar kësaj platforme pesë mesazhe deri tani për tre probleme të tij, dhe deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sipas qytetarit, edhe pasi punëtorët përkatës e kanë kontaktuar atë, nuk i kanë zgjidhur punë.

Të fundit