Flash News

KRYESORE

U kap duke konsumuar kokainë, Stresi zbulon debatin e prokurores me policin: Pse nuk i lini çunat të pinë çfarë të duan?

U kap duke konsumuar kokainë, Stresi zbulon debatin e prokurores me

Reperi Stresi ishte i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku përveç promovimit të klipit të ri më titullin “GTA” tregoi të vërtetën rreth arrestimit të tij të disa ditëve më parë.

Duke e cilësuar qesharak dhe të motivuar politikisht qëndrimin 72 orë në qelitë e Komisariatit 4, Arkimed Lushaj pretendon madje se prokurorja e çështjes u tha policëve që ky arrestim ishte i panevojshëm.

“Arrestimi im ishte qesharak dhe prokurorja që rastisi atë ditë i tha policisë 'pse më sillni të tilla dosje, me këto arrestime. Lërini çunat të pinë, nëse janë kapur ashtu siç po thoni ju'”, ishin fjalët e Stresit.

Reperi shtoi gjithashtu se natën e arrestimit të tij, policia shkoi edhe për kontroll në banesën e tij në orën 02:00 të mëngjesit, të cilët familjarët e këngëtarit refuzuan ta hapnin pasi policia nuk kishte një mandat.

Ndërsa sa i përket lajmit të dalë në disa media rreth deklarimit të tij para hetuesve, Stresi u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, pasi refuzoi të bënte deklarim në polici.

Deklaratën e këngëtarin e gjeni në videon e mëposhtme duke filluar nga minuta 1-01:

https://www.youtube.com/watch?v=9i3XgeCt-J8

Të fundit