Flash News

KRYESORE

U kap i dehur në timon, shefi i komisariatit ironizon ShÇBA-në pas lirimit: Mos u merrni me mua, hetoni ata që bënë vila me vjedhje  

U kap i dehur në timon, shefi i komisariatit ironizon ShÇBA-në

Lihet i lirë shefi i komisariatit të Patosit, Flamur Veliu, i cili u arrestua për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.

Pas lirimit të tij me urdhër të gjykatës, ai pohon se është i pafajshëm dhe se çdo gjë ka qenë e montuar kundër tij, madje ai ka ironizuar edhe punën e ShÇBA-së, që të mos merret me gjëra të tilla, por të hetojë ata zyrtarë policie që kanë ndërtuar vila, duke shpërdoruar detyrën.

“Unë nuk jam përfshirë në aksident, makina që drejtoja thjesht u ferkua me një automjet tjetër. Nuk kam qenë i dehur. Sugjeroj ShÇBA të mos merret me gjëra të vogla por të hetoj korrupsionin te njerëzit që vjedhin e kanë vënë pasuri|, është shprehu shefi i komisariatit Veliu.

Të fundit