Flash News

KRYESORE

U kap me armë zjarri, arrestohet anëtari i bandës së Durrësit, 'Mond Çekiçi'

U kap me armë zjarri, arrestohet anëtari i bandës së

Policia ka vënë në pranga Edmond Koçin, një nga anëtarët e bandës së Durrësit, i njohur ndryshe me nofkën “Mond Çekiçi”.  Mësohet se, Koçi u kap me armë zjarri pa leje, ndërkaq tashmë mbahet në ambientet e policisë si i akuzuar për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.

“Mond Çekiçi”, person me precedent të mëparshëm penal dhe një emër mjaft i njohur nga autoritetet, pritet të dal para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë në ditët në vijim.

Ai konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë nga policia e Durrësit, pasi rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.  Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Të fundit