Flash News

KRYESORE

U kap me diplomë false, mosha shpëton ish-pronarin e “Kristal” Ahmet Muça

Ish-pronari i universitetit “Kristal”, Ahmet Muça nuk mbetet në burg, pasi gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest shtëpe”, ndonëse nën akuzën e “Korrupsionit pasiv në sektorin privat”.  

Seanca ndaj Muçës u zhvillua që prej orës 12.30 me dyer të mbyllura, ndërsa çështja iu besua avokatit Theodhori Sollaku.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë  “arrest me burg”, por Muça mundi t’i shpëtonte burgut, për shkak të moshës. 

 Kjo pasi për personat mbi 70 vjeç, për disa vepra penale mund të jepet masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

 

ARRESTIMI

Ish-pronari i universitetit “Kristal” është arrestuar në orët e para të mëngjesit të 6 marsit.

 Muça akuzohet për “falsikim dhe shitje diplomash” nën logon e universitetit që ai drejtonte “Kristal”, që u mbyll në vitin 2014-të.

Kujtojmë që Muça është arrestuar dhe më herët nga policia. Në 2015-tën, Muça u arrestua në rrugën “Teodor Keko”.

Gjatë një kontrolli të bërë nga efektivët e policisë rrugore, rezultoi se “Meti i Kristalit”, i cili drejtonte një automjet tip “Land Rover” nuk kishte leje drejtimi dhe në të njëjtën kohë është bërë edhe prangosja e tij.

70-vjeçari, ka pasur probleme me drejtësinë, duke u shpallur në kërkim për vjedhje energjisë elektrike, ngjarje kjo e ndodhur në fund të shkurtit të 2015.

Sipas policisë së Durrësit, e cila në atë kohë lloi procedimi penal në mungesë për shtetasin Ahmet Muçaj, rezultoi se nga kontrolli i ushtruar në Spitalin Universitar “Kristal” në Rinas, Krujë, u konstatua se ky objekt furnizohej me energji elektrike me linjë të dytë, në mënyrë të paligjsh

 

 

Të fundit