Flash News

KRYESORE

U kap me drogë në makinën e kryebashkiakes së Roskovecit, Gjykata jep masën e sigurisë për Korado Buzin

U kap me drogë në makinën e kryebashkiakes së Roskovecit,

Gjykata ka lënë masën “arrest me burg” për Korado Buzin, i cili u kap me drogë në makinën e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, së bashku me nipin dhe shoferin e saj, Arbër Bufin. Korado Buzit iu gjet lënda narkotike në makinën të cilën përdorte Arbër Bufi, e cila dyshohet të jetë e Bashkisë ose personale e tija.

News 24 raporton se, 29- vjeçari akuzohet për veprën penale “të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ndërkohë vijon procedimi penal edhe për Arbër Bufin. Madje nuk dihet edhe nëse Bufi ka qenë apo jo në automjet, teksa Majlinda Bufi e ka quajtur gjithë ngjarjen një gënjeshtër.

Në një reagim të saj referuar ngjarjes, Partia Demokratike është shprehur se makina është e Majlinda Bufit dhe u shërben trafikantëve të drogës.

Të fundit