Flash News

KRYESORE

U kap me shotgun dhe heroinë në mesnatë, Luan Çela nuk është i panjohur për policinë e Tiranës

U kap me shotgun dhe heroinë në mesnatë, Luan Çela nuk

Mbrëmë në orët e vona u vunë në pranga tre persona, ndërsa dy prej tyre po transportonin drogë të llojit heroinë dhe një arsenal armësh e municionesh në Tiranë.

Të arrestuarit  janë Romeo Ramadani, 32 vjeç dhe Luan Çela, 44 vjeç. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare.

Ai njihet si person me precedent të mëparshëm penal dhe se ka qenë i dënuar disa vite më parë në Itali për falsifikim dokumentesh.

Luan Çela ishte shoferi i makinës së ndaluar me targë AA 821 OG ku u gjetën:

2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”

- Automjet

-1 shotgun

-1 armë gjahu

- 16 fishekë arme gjahu

- dylbinj

- fishek arme zjarri kaliber 7.62 mm

- 45 fishekë manovre

Të fundit