Flash News

KRYESORE

“U kap në flagrancë duke gënjyer”, Bardhi publikon videon: Tri premtimet që Rama nuk i mbajti

“U kap në flagrancë duke gënjyer”, Bardhi publikon

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se po gënjen shqiptarët me premtime të pambajtura, gjatë periudhës së pandemisë ku është përfshirë edhe vendi ynë.

Bardhi rendit tri prej këtyre premtimeve, që sipas tij nuk janë mbajtur nga qeveria ‘Rama’, gjatë muajit që kaloi.

Për këtë, Bardhi ripublikon një prej deklaratave të kryeministrit Rama më 17 mars, ku thekson se “nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!”.

“Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se "nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!”.

E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

  1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.
  2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.
  3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra famije e pensionistë, që janë në kufinjtë e mbijetesës.

Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd”, shkruan Bardhi.

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/posts/10222055948817463

Të fundit