Flash News

KRYESORE

“U kap” në kafe me Ballën para votimit të rezolutës, si justifikohet Kujtim Gjuzi: Unë ulem edhe me Edi Ramën

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi u fotografua dje në kafenenë e parlamentit pak para se të votohej rezoluta kundër Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili shfuqizoi dekretin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gjuzi justifikon foton, duke sqaruar se ishte Balla ai i cili u ishte ulur në tavolinë.

“Miq dhe kundërshtarë !

Kujtim Gjuzi njeh te drejtën zakonore.

Edhe me hasmin ulem nëse më vjen në tryezë, e jo me te refuzoja Taulant Ballen, i cili kërkoi të ishte ne tavolinën ku ishim ne në kafen e parlamentit me deputetet Artur Roshi , Selami Jenishehri dhe Besnik Troplini.

Taulant Balla është kundërshtari im politik, por nuk është armiku im.

Miq kuptoni, unë nuk jam per lufte civile, jam për të ulur tensionet dhe këtë po i komunikoja sekretarit te përgjithshëm te PS.

Une do te ulem edhe me Edi Ramen nëse ai me vjen ne tavolinën ku unë jam në kafe, ama unë nuk i shkoj në zyrë Taulant Balles apo Edi Rames sepse ne zyrat e socialisteve nuk kam punë”, shkruan Gjuzi.

Pas votimit, u zbulua se Gjuzi dhe Jenishehri votuan pro rezolutës së PS-së ndërsa Roshi dhe Troplini kundër.

Rezoluta u votua pro nga 100 deputetë, 7 nuk e mbështetën, ndërsa dy abstenuan.

Të fundit