Flash News

KRYESORE

U kap në kufi një ditë pas krimit në ish-Bllok, mbetet në burg miku i Merviol Bilos

U kap në kufi një ditë pas krimit në ish-Bllok, mbetet

Mbetet në burg Geldo Hoti, i cili u kap në kufirin me Greqinë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lokalin ‘Monopol’ në ish-Bllok në Tiranë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 45 ditor për Hotin, të cilësuar edhe si mikun e komandos Merviol Bilo.

Ai akuzohet për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi dyshohet se është përfshirë në krimin e ndodhur në lokal, ku mbeti i vdekur Fabian Gaxha 26 vjeç, si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Hoti tentoi të arratisej drejt Greqisë pas krimit, por u kap nga policia të premten në pikën kufitare të Kakavijës.

Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim biznesmeni Ervin Mata dhe Merviol Bilo.

Të fundit