All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

U kap pa autorizim dhe u gjobit, qytetari qëllon me thikë policin në Korçë

U kap pa autorizim dhe u gjobit, qytetari qëllon me thikë policin
All - Paragraf - 1

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku është pagosur me thikë një punonjës i policisë.

All - Paragraf - 3

Policia njofton se ngjarja ndodhi pranë "Kullës Red" në Korçë, ku shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë.

Ndërkohë, polici ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Kjo është ngjarja e dytë kriminale e shënuar në qytetin e Korcës brenda 24 orëve. Kujtojmë se dje fqinji vrau pas sherrit për dritën e shkallës një të moshuar.

Zbardhet vrasja e 67-vjeçarit në Korçë, pas hetimeve policia arreston fqinjin e viktimës

Të fundit