Flash News

KRYESORE

U kapën duke vjedhur energji elektrike, arrestohen 10 abonentë në Tiranë

U kapën duke vjedhur energji elektrike, arrestohen 10 abonentë në

Njësia Task Force e OSHEE në Tiranë, ka zhvilluar ditët e fundit disa kontrolle me imtësi mbi abonentët që vidhnin energjinë elektrike.

Nga kontrolli u arrestuan në flagrancë 10 shtetas kryesisht në zonën e Kamzës dhe në Don Bosko.

Nga procerverbalet e plotësuara, mësohet se 3 shtetas konsumonin energjinë elektrike pa pasur kontratë me OSHEE, 3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme , dhe 4 të tjerët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat për të ulur e konsumin.

Në bazë të provave materiale dhe filmike,10 shtetasit janë proceduar penalisht dhe janë shoqëruar në komisariatet përkatese, për hetime të mëtejshme.

Të fundit