Flash News

KRYESORE

U kapën me kokainë me vlerë mbi 200 mijë £, dënohen me burg tre shqiptarë

U kapën me kokainë me vlerë mbi 200 mijë £,

Gjykata Cardin ë Britaninë e Madhe ka dënuar me 20 vite burg në total 3 shqiptarë të cilët u kapën me kokainë të klasit A me vlerë 200 mijë paund në Cardi të Uellsit.

Bëhet fjalë për shtetasit:

Kristian Bujaj, 26 – vjeç,

Klaudio Doroftei, 25 – vjeç dhe

Ermal Zina, 39 – vjeç

Tre shqiptarët dolën para gjykatës së Cardi pasi u shpallën fajtorë për pastrim parash dhe posedim droge me qëllim shpërndarjen. Ata u arrestuan në një banesë në The Haëthorns të Pentëyn, pasi u kapën me dy pako me kokainë të pastër, peshore dhe telefonë.

Atyre iu gjet gjithashtu një sasi prej 6 mijë paund, para kesh, që i kishin fshehur nën dyshemenë e një banese në Nesta Road, në Canton më 7 Shkurt.

Droga e sekuestruar nga autoritetet britanike, sipas “ËalesOnline“, kapte vlerën e më shumë se 200 mijë paundëve. Tre shqiptarët u shpallën fajtorë dhe gjykata vendosi që të dënojë me 6 vite dhe 8 muaj burg Doroftein dhe Zinën, ndërsa 6 muaj dha për Bujaj.

Të fundit