Flash News

KRYESORE

U kapën me afro 42 mijë paund të padeklaruara në Rinas, procedohen penalisht dy gratë nga Berati

U kapën me afro 42 mijë paund të padeklaruara në Rinas,

Strukturat Doganore në Rinas kanë sekuestruar një sasi prej afro 42 mijë paundësh britanik Cash të cilat ishin të padeklaruara. Paratë iu gjetën dy shtetaseve me iniciale E.K 20-vjeçe dhe L.S 46 vjeçe, banuese ne Berat.

Të dy shtetaset ishin duke u kthyer nga Britania e Madhe, ndërkaq tashmë janë proceduar penalisht për mosdeklarim të të hollave apo sendeve me vlerë në kufi.

Njoftimi i plotë:

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 41.850 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetaset me inicialet E.K dhe L.S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sasia e parave të padeklaruara u gjetën (31850 paund) në çantën e shtetases L.S, 46 vjeçe, banuese ne Berat dhe ne canten e shtetases E.K,20 vjece, banuese ne Durres 10000 paund. Te dyja keto shtetase jane proceduar penalisht per mosdeklarim te te hollave apo sendeve me vlere ne kufi.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Vetëm gjatë këtij muaji strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.

Të fundit